Të gjithë janë shokuar nga masakrat që po bëjnë militantët islamik të ISIS në Irak. Mes frikës se ata po fitojnë shumë terren në Irak e janë duke arritur qëllimin e tyre gazetari David Gardner i Financial Times ngre pyetjen se pas Irakut kush e ka radhën.
“Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit Abu Bekr el-Bagdadi, udhëheqës i xhihadistëve njoftoi krijimin e kalifatit islamik, e ndërsa ky njoftim ishte i përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe gjuhën shqipe”, shkruan gazetari David Gardner në analizën e tij.
Duke rikujtuar se Arabia Saudite ka qënë një nga mbështetësit më të fortë të islamit, me ndihma në hapjen e xhamive apo ndihma të tjera gazetari i FT thotë se tani ajo ka humbur ndikimin në botën myslimane. Po përse njoftimi për krijimin e kalifatit islamik u bë dhe në gjuhën shqipe.
“Që nga fundi i luftës së ftohtë dhe pas luftërave të ish-Jugoslavisë, Ballkani Perëndimor – veçanërisht në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë, Maqedoni dhe madje pjesë të Bullgarisë ndikimi i fesë myslimane është rritur, kjo me hapjen e xhamive apo dhe medreseve”, shkruhet në analizën e FT. Në foton e analizës së FT vërehet se si me rritjen e frymës islame, tani është rritur edhe një shqetësim, ai i përhapjes së radikalëve islamistë të ISIS.
Rikujtojmë se dhe disa shqiptarë nga Kosova e Maqedonia tani luftojnë e radhët e ISIS e kanë tmerruar njerëzit me veprat e tyre.